Site icon Telegrafi

Rrahje masive e emigrantëve në Sarajevë (Video, +18)

Në afërsi të aeroportit të Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë ka ndodhur një rrahje masive e emigrantëve, me saktësisht para zyrës për punë me të huaj.

Sipas mediave lokale bëhet fjalë për më shumë se 30 emigrantë që ishin përfshirë një rrahje masive, ku përdorën mjete të ndryshme të forta, transmeton Telegrafi.

Radio Sarajeva ka arritur të sigurojë videon ku shihen të rinjtë duke u grushtuar e shqelmuar në prezencë të dhjetëra kalimtarëve të rastit, që vraponin për t’i shpëtuar më të keqes.

“Është e vështirë të përshkruhet me fjalë për atë çfarë ka ndodhur. Gjithçka dukej qetë, kur papritmas u krijua një situatë kaotike”, ka deklaruar gazetari që ishte në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version