Telegrafi

Rrahje masive e dasmorëve, shkak flirti – pamjet rrëqethëse tregojnë situatën kaotike në hotel

Një rrahje masive ka shpërthyer mes dasmorëve dhe sipas mediave botërore, e gjitha filloi kur një dasmor filloi të flirton me një tjetër dasmore.

Videoja amatore shfaq dhunën në hotelin Ramada Park Hall në Wolverhampton, dhe deri më tani është shpërndarë pothuajse në gjithë botë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur më 12 tetor, ku dëgjohen britma derisa burrat godasin njëri-tjetrin me çdo gjë që u dilte përpara, duke filluar nga karriget e deri të shufrat e metalta.

Si rezultat i rrahjes masive një punonjës i hotelit ka përfunduar në spital, derisa dy tjerë janë dërguar me urgjencë për trajtim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. /Telegrafi/