Në Institutin e Teknologjisë në qytetin rus Nerjungri, ka ndodhur një incident kur një nxënës goditi arsimtarin e vet në kokë.
Por ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë, pasi do të përjashtohet nga shkolla për sulm fizik ndaj mësimdhënësit, transmeton Telegrafi.
Arsimtari dhe nxënësi janë përleshur, pasi që djaloshi po dëgjonte muzikë gjatë orës së mësimit ,dhe në asnjë mënyrë nuk pranonte t’i largonte nga veshët dëgjueset.
Por pasi që disa herë radhazi i kërkoi të heq dëgjueset nga veshët, arsimtari në mënyrë të dhunshme ia hoqi.
Por reagimi i nxënësit ishte i menjëhershëm, ai menjëherë u ngrit në këmbë dhe e sulmoi, derisa nxënësit tjerë që ishin në klasë u rreshtuan në anën e arsimtarit të cilin e mbronin.
Pas shumë tentativave, nxënësit arritën ta nxjerrin nga klasa djaloshin e dhunshëm.
Ndërkaq, mediat ruse raportojnë se është ndërmarrë masa edhe kundër nxënësit që kishte filmuar rrahjen mes nxënësit dhe arsimtarit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tlO8ad3RwAk&oref=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DtlO8ad3RwAk&has_verified=1