Telegrafi

Rrahje e rëndë në Ortakoll të Prizrenit

Dy persona janë sulmuar nga disa persona tjerë sot në mes të rrugës në Lagjen Ortakoll në Prizren.

Në disa pamje që janë publikuar dëgjohet teksa personat që po godasin me shkelma viktimat bërtasin: “O hajn.. A vjedh ma”.

Sipas Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, personat e lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore.

“Polica ka marrë një informacion se në lagjen Ortakoll është duke ndodhur në përleshje, në vend kanë dalë njësitet përkatëse. Janë hasur dy viktima të cilat gjatë përleshjes kanë pësuar lëndime ku të njëjtëve iu është dhënë ndihmë mjekësore, rasti është duke trajtuar si lëndim i rëndë.

Është njoftuar prokurori dhe hetuesit janë duke u marrë me rast”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, njofton TV Besa.

Dyshimet e para janë se viktimat kanë kryer disa vjedhje, e për këtë arsye ka ardh edhe deri te përleshja.

“Janë kryer disa bastisje, është identifikuar si dhe është shoqëruar në stacion policor një i dyshuar. Dyshohet se viktimat janë kryes të vjedhjeve të rënda dhe kjo përleshje ka ardhë mes të dyshuarve.

Dyshohet se deri te përleshja ka ardhur për shkak se ju kanë gjetur gjësende që iu kanë vjedh në shtëpi të dyshuarit. Njësitet po punojnë, të gjitha veprimet po merren në bashkëpunim me prokurorin e shteti”, ka deklaruar Gashi.