Site icon Telegrafi

Rrahje e përgjakshme para një klubi të natës në Shkup, një person përfundoi në Qendrën për urgjencë

Festa e Pashkëve ka përfunduar e përgjakshme, pasi disa persona nga Shkupi janë rrahur para një klubu të natës në mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:45. Rrahjen në polici e ka paraqitur Z.K, i cili ka thënë se në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”, para një objekti ka rrahje fizike nga disa persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë incident është sulmuar V.M, i cili është goditur me shishe prej qelqi. Ai është dërguar në Qendrën për urgjencë në Shkup, ndërsa policia po punon për të zbardhur këtë incident./Telegrafi/

Exit mobile version