Site icon Telegrafi

Rrahje e përgjakshme në Tetovë

Një 19 vjeçar nga Tetova ka marrë plagë të rënda në pjesën e shpinës, pas një rrahje të përgjakshme që ka ndodhur dje në gjimnazin ”7 Marsi” në Tetovë, transmeton Telegrafi.

Plaga është shkaktuar me mjet të mprehtë, sipas të gjitha gjasave me thikë, ndërkaq i lënduari është transferuar në spitalin e Tetovës për kurim të mëtutjeshëm.

Pas këtij incidenti, policia e Tetovës ka marrë në pyetje më të rinjtë e përfshirë në këtë rrahje nën prezencën e prindit, por edhe ata me lëndime serrioze. SPB e Tetovës do të dalë me njoftim konkret pas hetimeve./Telegrafi/

Exit mobile version