SPB Kumanovë kanë ngritur kallëzim penal kundër R.A (27) për shkak ekzistimit të dyshimit për veprën penale “sulm kundër personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.
I denoncuari më datën 19 të muajit të kaluar rreth orës 01.00 në një kazino në rrugën “Goce Delçev” në Kumanovë ka kërcënuar të punësuarit në kazino, ndërsa më pas kanë intervenuar edhe Z.B person zyrtar i sigurimit në Kumanovë. Z.B largohet nga kazino dhe më pas kthehet dhe sulmon fizikisht të punësuarin duke i shkaktuar lëndime në trup dhe kokë./Telegrafi/