Telegrafi

Rrahje e përgjakshme në Aerodrom të Shkupit, për një vend parkingu (Video)

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku disa persona janë përleshur fizikisht derisa kanë humbur vetëdijen.

Një një video të publikuar në rrjetet sociale shihen disa persona të cilët përdorin dhunë fizike, që sipas informacioneve të para vendi i parkingut ka qenë arsyeja.

Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduarit dhe cilët kanë qenë fajtorët e vërtetë të kësaj dhune, ndërsa përleshja fizike është ndërprerë pasi kanë ndërhyrë persona tjerë./Telegrafi/