Telegrafi

Rrahje në Rahovec mes Torcidave dhe Plisave pas finales së Kupës së Kosovës

Trepça e fitoi Kupën e Kosovës, duke mbrojtur trofeun e fituar vitin e kaluar. Mitrovicasit në finale mundën Sigal Prishtinën me rezultat 74:66 (17:20, 24:20, 17:18, 16:8).

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe herë njëra kalonte në epërsi e herë tjetra, derisa përfundoi 17:20. Ngjashëm ishte edhe periudha e dytë, që zhvillohej në atmosferë mbresëlënëse dhe me motiv të madh për fitore, derisa përfundoi 41:40.

Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, duke bërë që gjithçka të vendoset në dhjetë minutat e fundit. E në minutat e fundit, mitrovicasit ishin më të vëmendshëm, duke triumfuar 74:66.

Lexo po ashtu Trepça mposht Sigal Prishtinën dhe fiton Kupën e Kosovës

Por, tensionet e para ndeshjes midis Plisave dhe Torcidave janë zhvendosur edhe pas finales.

Dy tifozeritë janë grushtuar mes vete në orët e vona në eventin e mbajtur në Rahovec, derisa u dashtë ndërhyrja e policisë për t’i qetësuar gjërat.

Me intervenimin e organeve të rendit, shpejt filloi të shpërndaheshin të dy kampet mbështetëse, duke i hipur në autobusët e tyre. /Telegrafi/