Telegrafi

Rrahje brutale mes dy familjeve brenda një restoranti në SHBA, fluturojnë karriget në të gjitha anët – policia në kërkim të dyshuarve

Ilustrim

Zyrtarët policor në SHBA janë duke punuar në identifikimin e disa personave, që u përfshinë në një rrahje masive brenda një restoranti ku kishte klientë të gjitha moshave.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy grupe që ishin të ulur ndaras – burra, gra e fëmijë – përfshihen në një rrahje brutale, transmeton Telegrafi.

Ata nuk kursyen asgjë brenda lokalit duke i shfrytëzuar karriget e mjetet e tjera të forta si armë të ftohta.

“Ishte e brengosur për fëmijë. Ishin dy familja që ishin ulur larg njëra-tjetrës, por që vazhdimisht grindeshin – derisa në një moment eskaloi situata”, ka thënë pronarja e restorantit Stella Jones.

Madje kjo ishte përvoja e saj e parë me ngjarje të tillë, ku pranoi se po të mos ishte telefonuar policia për të ndërhyrë mund të kishte pasur viktima.

Megjithatë, të dyshuarit kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes pa mbërritur policia, që po kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tyre. /Telegrafi/