Site icon Telegrafi

Rrahje brutale mes dy burrave në qendër tregtare, sigurimi nuk mund t’i ndante (Video, +18)

Një rrahje brutale mes dy burrave është filmuar me telefon të mençur brenda një qendre tregtare në pjesën perëndimore të Londrës.

Në video shihen dy persona duke shkëmbyer grushta e shkelma mes vete, derisa autori i videos duke se inkurajonte njërin prej tyre që të vazhdoj deri në fund, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit në qendrën tregtare shikonin të shokuar çfarë po ndodhte, derisa një pjesëtar i sigurimit mundohej t’i ndante por pa sukses.

Por pas më shumë se një minutë rrahje, një burrë trupmadh u afrohet dyshes dhe i ndanë, ku njëri prej tyre ishte i mbuluar në gjak nga goditjet që i kishte marrë.

Nuk dihen motivet e kësaj rrahje, derisa menaxhmenti i qendrës tregtare kanë deklaruar për mediat angleze se nuk do të tolerojnë sjellje të tilla brenda hapësirave të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version