Në Podgoricë të Malit të Zi është filmuar një video amatore, në të cilën shfaqen disa nxënës të shkollës “Marko Miljanov” duke u rrahur brutalisht në qendër të qytetit.
Në videon e postuar në Facebook shihen dy të rinj duke u rrahur, derisa shokët e tyre brohorisnin dhe bënin tifo për të preferuarin e tyre, transmeton Telegrafi.
Në një moment njëri prej nxënësve tenton ta sulmoj bashkëmoshatarin, por ai i kundërpërgjigjet duke e nokautuar me vetëm një shkelm në kokë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6Rm_S1wH8Kc