Site icon Telegrafi

Rrahja me sopata në Mitrovicë, policia arreston katër persona të dyshuar

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se më datën 29 Nëntor 2016 rreth orës 13:02, është raportuar se në rr.,,Shemsi Ahmeti’’ Mitrovicë ka ndodhur një rrahje, ku si pasoj e këtij incidenti, një 20 vjeçar ka mbetur i lënduar.

“Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima D.H., 20 vjeçar, plagosja e të cilit ishte shkaktuar nga një mjet i fort që dyshohet të jetë sopat, ku ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin rajonal në Mitrovicë, dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi.

Lexo po ashtu Përleshje masive me sëpata në Mitrovicë, ka të lënduar (Foto/Video)

Në vendngjarje si dëshmi materiale janë konfiskuar: një sopat, një kaçavidë, një sqepar (gdhendës), dy shkopinj druri dhe një thikë.

Mbi bazën e gjurmëve të mbetura në vendin e ngjarjes si dhe elementeve tjera rrethanore, hetuesit policor kanë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar; K.B., 18 vjeçar, A.K., 20 vjeçar, B.H., 19 vjeçar dhe A.H., 16 vjeçar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit B.H., 19 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, të dyshuarit A.H., 16 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë, kurse dy dyshuarit K.B., 18 vjeçar, A.K., 20 vjeçar, pas intervistimit janë liruar.

Bazuar në pasojat e ngjarjes sipas prokurorit te shtetit, rasti hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘pjesëmarrje në rrahje’./Telegrafi/

Exit mobile version