Telegrafi

Rrahja me kangurin e la pa ndjenja dhe me nofull të thyer (Foto)

Kangaroo showing his toung in Broken Hill living desert park

Joshua Hayden kishte dalë me vëllezërit për gjueti në Kellerberrin të Australisë, kur parotmas nisi të rrahet me një kangur.

Ky i fundit iu kundërvu keq 19-vjeçarit dhe e goditi në fytyrë, duke e lënë për gjysmë ore pa ndjenja, i theu nofullën dhe i shkaktoi lëndime tjera të lehta, transmeton Telegrafi.

Fytyra tij mbeti e ënjtur për dhjetë ditë, duke i pamundësuar operimin, ndërsa duhet të merrte qetësues për shkak të dhimbjeve të mëdha.

Lëndimet që Hayden i pësoi në fytyrë

“Kam qenë shumë shpesh në gjueti dhe më pëlqen të përleshem me kangurët, sepse të kundërvihen si profesionistë. Asnjëherë nuk kam marrë ndonjë lëndim” ka thënë Hayden.

Ky rast është shpërndarë në rrjetet sociale, si apel për të mos iu afruar kangurëve sepse janë shumë të paparashikueshëm. /Telegrafi/