Telegrafi

Rrahja e ngathtë pa grushte apo shqelma, përfundoi me kundërshtarët që rrotulloheshin në mes të rrugës (Video)

Kundërshtarët e paemëruar që nuk arritën ta shqelmojnë apo grushtojnë njëri-tjetrin, përfunduan duke u rrotulluan në mes të një rrugë në Swansea të Anglisë.

Derisa njëri përpiqej gjatë gjithë kohës të shmangej, tjetri ishte shumë me i vendosur ndërsa merrte poza sikur bëjnë boksierët e kategorive të rënda, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nuk arriti asnjëherë ta qëllonte kundërshtarin, me të cilin nisi zënkën për motive të panjohura.

Në sfond dëgjohen shumë të qeshura, ndërsa pranë tyre shkon një njeri që përpiqet t’i ndajë, por filmimi ndërpritet derisa ata janë ende bashkë. /Telegrafi/