Kjo video e regjistruar me telefon mobil, ka kapur momentin kur një rrahje brutale ndodhë në mes të rrugës, duke shkaktuar kaos në komunikacion.
Në video shihen se si fillojnë të rrihen dy burra me një grua dhe një burrë tjetër, që po udhëtonin me veturën e tyre gjigante, transmeton Telegrafi.
Fillimisht ngjarja fillon brenda veturave, ku të gjithë të përfshirët në rrahje fillojnë të shahen, dhe më pas plas sherri kur njëri prej tyre gjuan me shishe gruan derisa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.
Por duket se ky gjest provokoi tej mase burrin i cili po shoqëronte gruan që sulmohet.
Sipas dëshmitarëve që kishin parë nga afër rrahjen brutale, kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një autostradë në Teksas. /Telegrafi/