Telegrafi

Rrahin tri femra, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në mes të familjarëve kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tri viktimave femra, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.