Policia bën të ditur se në orët e mëngjesit të së shtunës, disa të panjohur kanë sulmuar fizikisht një person në Prishtinë.
Sipas Policisë, në afërsi ku ka ndodhur sulmi fizik ka qenë edhe një dëshmitar, shtetas i huaj, i cili po ashtu është sulmuar nga të dyshuarit.
Viktima dhe dëshmitari janë dërguar në tretman mjekësor, ndërsa sulmuesit janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk dihet motivi i incidentit.