Tre persona janë arrestuar në tri raste të ndara të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet tyre.
Sipas Policisë, njëri prej tyre është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë.
Rasti i dytë ka ndodhur në Klinë, ku bashkëshortja e tij pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Podujevë gjatë ditës së djeshme, ku i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten, porse e njëjta nuk ka pësuar lëndime.
Lidhur me këtë rast, njësitet policore kanë konfiskuar dy thika dhe një kaçavidë.