Telegrafi

Rrahin brutalisht elefantin në Tajlandë, momenti kur kafsha gjigante humb vetëdijen dhe rrëzohet në tokë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një elefant nga rrahja brutale humb vetëdijen dhe rrëzohet derisa po tentonin më forcë ta detyronin që të futet në rimorkion e një kamioni në Tajlandë.

Pamjet tregojnë elefantin e quajtur Plai Tongkhun, i cili goditet vazhdimisht me shkopinj nga disa burra që këmbëngulnin që ta hipin në kamion, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Surin në verilindje të Tajlandës, ku shihen burrat duke ia ngulur në trup një lloj shkopi të hekurit – e duket se në një moment elefanti lodhet dhe rrëzohet në tokë.

Pavarësisht se qëndroi pavetëdije për disa momente i shtrirë në tokë, kjo kafshë gjigante arrin të ngritet sërish në këmbë.

Pas shpërndarjes së videos, autoritetet kompetente janë vënë në kërkim të burrave që keqtrajtuan kafshën – që në përgjithësi nuk konsiderohet si kafshë agresive. /Telegrafi/