Site icon Telegrafi

Rrahin brutalisht adoleshenten, pasi nuk u kishte pëlqyer veshja e saj (Video, +18)

Një bandë e disa nxënëse kanë sulmuar egërsisht një adoleshente, pasi që ato nuk ia kishin aprovuar veshjen që e kishte pasur atë ditë në shkollë.

Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur vajza e re goditet me shuplaka dhe ofendohet në qendër të qytetin Henan në Kinë, transmeton Telegrafi.

Videoja raportohet se është filmuar nga njëra nga pesë sulmuesit, e cila nuk kishte hezituar ta postoj në mediat sociale në Kinë.

Thuhet se arsyeja pse adoleshentja është rrahur brutalisht, është se njëra nga anëtaret e kësaj bande kishte veshur rrobat e njëjta me ato të viktimës, gjë që nervozoi tej mase vajzat e shfrenuara nga Kina. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=-9EYxUCWlfA

Exit mobile version