Site icon Telegrafi

Rrahim Rexha, emërohet zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Rrahim Rexha, drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është emëruar zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 10, paragrafi 2 dhe nenit 11 të Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.

“Rrahim Rexha, zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, obligohet t’i kryej të gjitha detyrat dhe përgjegjësit sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version