Telegrafi

Rrahim Pacolli ka një thirrje për Shqipërinë sa i përket Eurovisionit

Ndalimi i valëvitjes së flamurit të Kosovës në festivalin evropian të këngës “Eurovision” ka ngjallur debat edhe tek politikanët.

E lidhur me këtë vendim të “Eurovisionit” ka reaguar edhe Rrahim Pacolli, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që Shqipëria ta bojkotojë pjesëmarrjen e saj në këtë festival.

Postimi i plotë:

Është tejet fyese, për të mos thënë nënçmuese ajo çfare ka vepruar EBU si organizatore e festivalit evropian të këngës “Eurovision” lidhur me flamurin e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast si dy shtete e një komb që jemi, i bëjë thirrje organit kompetent në shtetin shqiptarë që me këtë rast Shqipëria t`a bojkotojë pjesëmarrjen në këtë spektakël. Një ashtu i bëjë thirrje drejtorit të RTK-së , Mentor Shala që i njëjti eveniment të mos shfaqet në RTK si rëndomë viteve të tjera.
Republika e Kosovës është njohur nga më shumë se 100 shtete dhe flamuri ynë nuk e ka vendin përkrah flamujve terrorist dhe atyre të pa dëshiruar. Rr.P.