Site icon Telegrafi

Sulmohet një ekip i gazetarëve gjatë protestave kundër gjuhës shqipe në Shkup (Foto)

Protestat “Për Maqedoni të bashkuar” kanë pëfunduar me dhunë. Një ekip i gazetarëve të portalit A1on janë rrahur nga protestuesit e zemëruar, ndërsa me makinën e ndihmës së shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Protestuesit: Protestojmë për shkak se po na rrezikohen rrënjët (Foto/Video)

Sipas pjesëmarrësve të protestës, protestuesit kanë sulmuar ekipin e A1on para Portës Triumfale, kanë dëmtuar kamerat dhe kanë rrahur gazetarët, me çka njëri nga gazetarët e portalit është ankuar për lëndime të shumta.

Priten më shumë detaje për incidentin nga MPB-ja të cilët e kanë regjistruar rastin./Telegrafi/

Exit mobile version