Telegrafi

Rrahet brutalisht nga “Shtrigat e Kampusit”, sepse e maltretonte ish të dashurën (Video)

Në Universitetin e Ankarasë në Turqi, një student është rrahur nga shtatë studente, që janë pjesë e grupit feminist “Shtrigat e Kampusit”.

Djaloshi i njohur vetëm si E.C. është akuzuar se ka bërë postime poshtëruese në rrjete sociale, ndaj femrës që e kishte braktisur kohë më parë, transmeton Telegrafi.

Derisa ishte duke ngrënë, ai është rrethuar nga femrat, të cilat kanë filluar ta shqelmojnë dhe godasin.

Studentit i kanë dalë në mbrojtje anëtarët e sigurimit fizik, që e kanë larguar nga duart e “shtrigave të kampusit”.

Mediet në Turqi raportojnë se janë hapur hetime, për të parë se çfarë në të vërtetë ka bërë ky i ri, si dhe aktivitetin e dtudenteve që sulmuan fizikisht. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=GJs0gi8p0Mk