Policia e Miamit është vënë në kërkim të një personi, i cili dyshohet për urrejtje dhe kryerje të krimit ndaj një homoseksuali, pasi kishte rrahur një burrë në një restorant derisa po puthej me të dashurin e tij.
Jordan Schaeffer 25-vjeç nga Los Angeles, kishte vizituar plazhet e bukura të Miamit së bashku me partnerin e tij, kur ngjarja e tmerrshme ndodhi, transmeton Telegrafi.
Dyshja ishin duke qëndruar në një restorant dhe shkëmbenin puthje, kur një burrë iu afrua dhe filloi ta pyes nëse është i fortë mjaftueshëm, me ç’rast filloi ta godasë.
“Pse nuk më tregon sa je i fortë ti homoseksual”, ka deklaruar Schaeffer lidhur me sulmin që i është bërë.