Telegrafi

Rrahet brutalisht adoleshentja nga bashkëmoshataret, të cilat në fund bënë “selfie” me të (Foto/Video, +18)

Një vajzë 13-vjeçe është shfaqur në një video shokuese, ku shihet duke u goditur me shqelma dhe grushta në fytyrë nga disa bashkëmoshatare, pasi akuzohej se kinse ka përhapur thashetheme për ato në shkollë.

Në videon e postuar në rrjete sociale, shfaqen disa vajza duke ushtruar dhunë ndaj adoleshentes Krisitina K, të cilën e rrahin brutalisht dhe e tërheqin zvarrë për flokë për të realizuar një “selfie”, transmeton Telegrafi.

Viktima e cila goditet me çizme në hundë, shihet se si detyrohet nga vajzat për të pozuar para kamerës dhe t’iu kërkoj falje.

Në videon shihen edhe dy djem duke marrë pjesë në skenat e dhunshme, derisa kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin Chaikovsky të Rusisë. /Telegrafi/