Telegrafi

Policia konfirmon sulmin ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit

E plotësuar– Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e sulmit ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.

Lexo po ashtu PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit

“Bëhet fjalë për viktimën:

V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Lexo po ashtu Në Qendrën Emergjente shkon edhe Blerand Stavileci (Foto)

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti lëndim trupor.”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

————————-
Rrahet bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci

Persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten e ministrit në detyrë, Blerand Stavileci.

Burimet e Indeksonline kanë konfirmuar se bashkëshortja e Stavilecit është dërguar sot me lëndime në Emergjencë.