E plotësuar– Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e sulmit ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit.
Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.
“Bëhet fjalë për viktimën:
V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti lëndim trupor.”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
————————-
Rrahet bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci
Persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten e ministrit në detyrë, Blerand Stavileci.
Burimet e Indeksonline kanë konfirmuar se bashkëshortja e Stavilecit është dërguar sot me lëndime në Emergjencë.