Site icon Telegrafi

Rrahen nxënësit e shkollave të mesme në Shkup

Tre nxënës, dy të moshës 17 dhe një 16 vjeçar, kanë sulmuar fizikisht një nxënës tjetër 17 vjeçar në oborrin e SHMSH “8 Shtatori”, i cili me lëndimet e mara është paraqitur në spitalin e përgjithshëm në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sulmi ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 10 në oborrin e shkollës “8 Shtatori”, në Shkup. Edhe sulmusesit edhe nxënësi i sulmuar janë nga Shkupi, ndërsa policia dhe udhëheqësit e shkollës kanë marrë masa për zbardhje të plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version