Xhamat e thyer e copëzat e tyre nëpër tokë po qëndrojnë që nga mesnata e 28 qershorit.
E gjurmët aty dëshmojnë se shqiptarët nuk janë fort të bashkuar siç synonte “Lidhja e Prizrenit”, sipas të cilës është pagëzuar rruga ku ata banojnë në Gjilan.
Bëhet fjalë për katër vëllezër që u zunë mes vete në atë zonë qendrore të qytetit.
E edhe pse këta thanë që tani çdo gjë është në rregull, në policinë e kësaj ane, konfirmojnë se dy nga ta ende gjenden nën mbajtjen policore.
Sipas policisë shkaqet e zënkës në mes vëllezërve nuk dihen. /Klan Kosova/