Telegrafi

Rrahen dy persona në fshatin Mramor të Prishtinës

Të dielën në fshatin Mramor të Prishtinës dy meshkuj kanë kërkuar tretman mjekësor pasi që janë sulmuar me shufra të metalta nga disa persona.

Ngjarja ka ndodhur në ora 13:00, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

“Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/