Të ndaluarit Edmir Biçaku 35 vjeç, Erjon H. 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Manush Alimani” të qytetit Shkodrës dhe Verjon P. 24 vjeç, banues në fshatin Vrak të rrethit Malësi e Madhe, goditën me mjete të forta, për motive të dobëta 60-vjeçarin S. Pepa, banues po në fshatin Vrak.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet ndaj të tre personave. 35-vjeçari Biçaku është ndaluar nga policia, ndërsa dy personat e tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë./Telegrafi/