Në qytetin e Vushtrrisë, është arrestuar një i dyshuar i cili në shtëpinë e tij e kishte ushtruar dhunë fizike duke e sulmuar viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.
Viktima e rastit pas intervistimit dërgohet në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/