Site icon Telegrafi

Rrah veten për të mos shkuar në punë

Kur nuk kanë mundur të gjejnë asnjë të dyshuar apo së paku një dëshmitar, policia ka filluar të dyshojë në deklaratën e burrit i cili ka pohuar se dy meshkuj të panjohur e kishin sulmuar derisa po shkonte në punë.

"Ka pasur buzë të ënjtura, ishte i përgjakur dhe ndoshta edhe hundë të thyer", ka thënë njëri prej policëve, i cili është paraqitur në thirrjen e mashtruesit.

Policët, te të cilët “viktima” ka deklaruar se si ka ndodhur incidenti dhe në detaje i ka përshkruar sulmuesit, kanë nisur hulumtimin, por pasi që nuk kanë mundur të gjejnë asnjë lloj fakti edhe ata kanë filluar të dyshojnë.

Policët e kanë shtyrë punëtorin “e rrahur” që sërish të përshkruajë rrethanat e sulmit dhe pas disa pyetjeve më të vështira ai ka pranuar se tërë ngjarjen e ka trilluar dhe vetvetes i ka shkaktuar lëndime vetëm që të ketë një ditë të lirë nga puna.

"Në fund edhe e ka marrë një ditë të lirë – ka kaluar pothuajse tërë ditën në stacionin policor, në qeli", ka komentuar polici.

Exit mobile version