Telegrafi

Rrah të moshuarin në rrugë, pas disa sekonda pendohet për veprimin kur në skenë shfaqet një burrë me shkop bejsbolli (Video, +18)

Një video shokuese e shfaqur në internet, tregon momentin kur një burrë rrahë brutalisht një të moshuar brenda një veture.

Por në momentet më kritike shfaqet një burrë tjetër me shkop bejsbolli, i cili i tregon sulmuesit se kurrë nuk duhet sulmuar njerëzit më të dobët e në veçanti të moshuarit, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në rrugët e Rusisë, ku një fjalosje ndërmjet një të riu dhe të moshuarit eskalon dhe përfundon me grushta dhe shkelma.

Por për fat të mirë në momentet e fundit shfaqet një burrë i tretë, i cili pas disa goditjeve e me shkop bejsbolli e ‘neutralizon’ sulmuesin.

Megjithatë, zemërimi i palës së tretë nuk kaloi aq lehtë, pasi ai ia shkatërron edhe veturën sulmuesit të cilit ia bon copë me shkop.

Edhe pse videoja është publikuar tre vite më parë, ajo vazhdon të shikohet me të madhe. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=iy_ntYb7yZk&oref=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3Diy_ntYb7yZk&has_verified=1