Telegrafi

Rrah nënën dhe dajën në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë kundër të pandehurit J.B. t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi ka sulmuar fizikisht nënën dhe dajën e tij, ku me këtë rast ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

I pandehuri masën e paraburgimit pritet ta vuajë në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor- në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) Prishtinë. /Telegrafi/