Një person është arrestuar në Leposaviq, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënën dhe bashkëshorten e tij.
Viktimat sipas Policisë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
I dyshuari është i komunitetit serb, ndërsa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës.