Telegrafi

Rrah keq dhe zhvesh të dashurën e bashkëshortit në aeroport (Foto/Video)

Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamerat, ku shfaqet momenti kur një grua e zemëruar rrah brutalisht dhe zhvesh dashnoren e bashkëshortit, të cilët i kishte zënë “mat” në aeroport.

Gruaja kishte zënë bashkëshortin e saj me të dashurën në aeroportin ndërkombëtar Wenzhoi në pjesën lindore të Kinës, me ç’rast ka shpërthyer duke rrahur gruan e cila ia kishte “vjedhur” njeriun e jetës, transmeton Telegrafi.

Në video shihet gruaja duke rrahur të dashurën e bashkëshortit të vet, derisa njerëzit që ishin përreth mundohen t’i ndajnë. /Telegrafi/