Site icon Telegrafi

Rrah burrin për shkak të rrobave të lara keq

Ylli pornografik amerikan Stormy Daniels, me emrin e vërtetë Stephanie Gregory Clifford nuk ka qenë e kënaqur me larjen e rrobave të saj pasi që burri i kishte sjellë nga pastrimi i afërm kimik në qytetin Tampa. Ajo është inatosur edhe më shumë kur i ka parë faturat e papaguara.

Burri i saj Michael Mosny ka thënë se ajo e ka rrahur me grushte kokës. Ka hedhur një saksi me lule, e ka bërë copë e grima albumin fotografik të familjes dhe i ka rrokullisur qirinjtë nga tavolina, ka shtuar ai.

Daniels, edhe pse nuk është deklaruar zyrtarisht, është e interesuar të bëhet senatore në shtetin Louisiana gjatë vitit të ardhshëm. Nëse e gjykojnë për dhunë familjare, kjo bukuroshe e bujshme nuk do të mund të kandidohet.

Exit mobile version