Telegrafi

Rrah brutalisht babanë e sëmurë në spital (Video)

Një burrë është parë teksa e rrihte babanë e sëmurë, që ishte shtrirë në një spital në Pekin të Kinës.

Derisa pacienti kishte të ngjitur tubin e infuzionit, ai i bërtiste ashpër, derisa nisi ta qëllonte brutalisht në gjoks, transmeton Telegrafi.

Personi që kishte qenë në dhomë, nuk intervenoi për të ndaluar, por shikoi i qetë dhunën mes familjarëve.

Zyrtarët e spitalit kanë thënë se kjo nuk është hera e parë, që i njëjti keqtrajtoi të atin, ndërsa policia ka nisur hetimet. /Telegrafi/