Rozmarina zakonisht i shtohet mishit për aromën e saj, ndërsa tani ekziston një arsye tjetër shumë më e rëndësishme, parandalimi i kancerit.
Shkencëtarët duke ia shtuar këtë bimë hamburgerëve kanë vërejtur se janë zbërthyer përbërësit potencial të cilët mund të shkaktojnë kancer (aminet heterociklike), të cilët formohen gjatë përgatitjes së mishit.
Prania e amineve heterociklike është problem i veçantë në mishin e përgatitur në temperatura të larta për një kohë më të gjatë.
Sido që të jetë, hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Kansasit, kanë treguar se duke i shtuar rozmarinë copëzave të mishit, janë zvogëluar vlerat e amineve heterociklike nga 30% deri në 100%.
Kjo ndodh si pasojë e efektit të antioksidantëve të cilët janë të pranishëm në rozmarinë.