Telegrafi

Rozmarina është antikancerogjene

Duke i shtuar ekstrakt rozmarine mishit të kuq para gatimit (ose para ndonjë procesi tjetër të përgatitjes termike), mund të parandalohet krijimi i produkteve kancerogjene.

Gjatë gatimit ose pjekjes së mishit vjet deri te rritja e prodhimit të aminave heterociklike, të cilat mendohet se mund të jenë shkaktar të kancerit nëse konsumohen rregullisht.

Për efektet antikancerogjene të rozmarinës mendohet se janë përgjegjëse përbërësit antioksidues, si polifenolet, të cilat veprojnë mirë edhe në temperatura të larta./Telegrafi/