Telegrafi

Rozi i lexon fatin Bleonës: Ja kur do të martohesh (Video)

Rozana Rodi këtë herë është kthyer në një fallxhore, nga e cila nuk mund të shpëtonte dot Bleona.

Fallxhorja “Toni” e ka thirrur këngëtaren shqiptare në skenën e Your Face So Familiar, ku i ka treguar se mes shenjave kishte edhe diçka që tregonte për fatin e saj.

“Ke një M mu në mes të dorës, një tresh, tre burra janë, 3 kalamaj ose siç e ke merak ti 3 milionë dollarë” i thotë duke qeshur Rozi.

“Kur do të martohesh ti Bleona?” e ka pyet më pas, por Bleona edhe një herë tha se është shumë mirë kështu, e ndien veten më mirë dhe se, edhe këtë vit e ka të nevojshme të jetë beqare “Ç’keni me mua, pse ju shqetëson kaq shumë martesa ime?”, i është drejtuar ajo me humor Rozanës.