Site icon Telegrafi

Rozeta Hajdari pranon detyrën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Rozeta Hajdari pranoi detyrën e së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Hajdari u njoftua nga zëvendësuesja e sekretares së përgjithshme, Gentiana Islamaj, për projektet që priten të realizohen, si dhe për planet që i ka paraparë kjo ministri.

Ajo bëri të ditur se fokus do të jetë angazhimi në zhvillimin e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, me synim të zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë.

Hajdari shtoi se së bashku do të punojmë shumë, sidomos për progresin që nuk është arritur sa duhet rreth procesit të Stabilizim-Asocimit dhe forcimit të mekanizmave për zhvillim të industrisë vendore.

“Unë do të punoj për industrinë, do të largoj skemat korruptive të cilat kanë ngulfatur ndërmarrjet vendore me potencial zhvillimi dhe do të angazhohem sa më shumë që industria jonë të jetë konkurruese në rajon dhe më gjerë”, theksoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version