Telegrafi

Rozana, vargje emotive për prindërit (Foto)

Rozana Radi njihet si një artiste që di t’i shpalosë ndjenjat e saja në vargje, qoftë të këngëve të saja apo kur shkruan për kolegët.

Këngëtarja dhe aktorja ka kohë që vuan humbjen e prindërve, ashtu që e ruan kujtimin e tyre edhe me anë të artit të saj.

Lexo po ashtu Rozana Radi prek me fjalët e fundit për xhaxhanë e saj, Françesk Radin (Foto)

Pikërisht për babanë dhe nënën e saj, Rozana i ka publikuar disa vargje në Instagram që jua sjellim më poshtë:

Trishtim e kam shumë të shenjtë
Trishtimi rrugën vet ma di
Trishtimi sa herë më rrëmben
në rrugë në punë dhe në shtëpi.
Eh sa trishtimet i kalova
Sa do kaloj as vet se di
Trishtimet kurrë si numërova
ashtu siç nuk i numëroje ti.
( Vetëm për ata të dy Babi dhe Mami)

Kujtojmë se muaj më parë u nda nga jeta edhe xhaxhai i këngëtares, Françesk Radi. /Telegrafi/