Telegrafi

Rozana synon festivalin “Robert De Niro”

Filmi ku aktorja luan rolin e një kameriere, sipas gazetës “Korrieri” tashmë është pranuar nga juria përzgjedhëse e festivalit, mirëpo këtë ende nuk e kanë konfirmuar organizatorët e festivalit në Amerikë.

“Shqiptarja që do të njihet atje quhet Mira (e luan Rozana), është afër 30 vjeçe dhe është një grua e përkushtuar. Është viti 2008, jeton në Shqipëri dhe punon në banakun e një lokali të Tiranës, për të mbajtur fëmijët dhe familjen. Rozana është aktorja kryesore dhe luan përkrah aktorëve Tinka Kurti, Neritan Liçaj etj”, shkruan gazeta “Korrieri”.

Filmi po ashtu pritet që gjatë vjeshtës të paraqitet në “Tirana International Film Festival” (TIFF), festival ky i filmit të shkurtër, përderisa Radi në këtë projekt ka bashkëpunuar me Dhimitër Ismajlin, artistin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do ta dërgojë filmin në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër “Roberto De Niro” në SHBA.