Telegrafi

Rozana Radi pendohet që ia dha votën Tunës: Tash do të votoja për Brunon dhe Artiolën

Pendohet fituesja e “Kënga Magjike”, Rozana Radi. Në fakt këngëtarja nuk pendohet për fitoren e këngës së saj, por për pikët me të cilat ka votuar kolegët e saj, pasi tashmë ka kuptuar se kënga për të cilën ajo dha pikët maksimale, ajo e Tunës, nuk është ajo për të cilën ajo do të kishte votuar sot, gjithnjë nëse do i jepej një mundësi e dytë.

Duket se Rozy ka ndryshuar mendjen e saj pas përfundimit të festivalit.

Nuk dihet çka ka bërë që Rozana të ndryshojë mendje për votën e saj, por nuk është larg nga mendja që Tuna të mos jetë sillur mirë me të, apo edhe të mos e ketë falënderuar fare, kur njihet karakteri i këngëtares shkupjane.

Lexo po ashtu Reagon ashpër Berkani për Kënga Magjike

Rozana tash thotë se do të votonte për këngën e Brunos dhe Artiolës dhe për këtë ka një sqarim të saj.

“Unë në fakt, vendi e parë në listën time të votimit në ‘Kënga Magjike’ ia dhashë Tunës, por tani që ka mbaruar e dëgjoj këngën e tyre nëpër klube dhe nëpër pube dhe nëse do të rikthehesha vendi e parë në votimin tim do t’i jepja Artiolës edhe Brunos”, u shpreh Rozana Radi. /Telegrafi/