Telegrafi

Rozana Radi: Nuk kam kohë të gjej një të dashur (Video)

Njihet në ekranin shqiptar si aktore, këngëtare, moderatore dhe së fundmi është bërë pjesë e biznesit.

Rozana Radi nuk është e martuar, por bashkëjeton me një person jopublik prej pesë vjetësh.

E ftuar në ‘Why Not’ nga Roza Lati, ajo ka treguar se angazhimet e mëdha që ka në jetën e përditshme bëjnë që ta takojnë partnerin shumë rrallë.

“Takohemi të premteve për kafe tek lokali poshtë. Nuk më del koha ta takoj, dikush mund të mos besojë”, tha Radi.

Rozana është edhe një kantautore shumë e mirë, por zbuloi se pas fitores së “Këngës Magjike” në vitin 2016 do rikthehet në 2018 përsëri me një duet.