Ka tash e një kohë që mediat vlojnë me shkrime mbi lidhjen e Rozana Radit.
Këngëtarja mbi këto spekulime nuk është se ka preferuar të përgjigjet duke mbajtur pjesën e jetës private larg publikut.
Si e ftuar tek Rudina Magjistari, ajo për herë të parë pranoi lidhjen me atë që në media online u trumbetua si ‘prokuror’.
Rozana sqaroi se në fakt ai është oficer pranë prokurorisë dhe bashkë kanë ndërtuar një lidhje të dashurisë prej rreth katër vitesh.
‘Kemi disa vite që bashkëjetojmë të dy. Jemi mirë si jemi’, deklaroi Rozana teksa nuk përjashtoi mundësinë e një martese, në momentin kur do marrë një propozim të kësaj natyre nga Shpëtimi.